Vazhdojnë zgjedhjet për kryetar të fshatrave të Ferizajt

07 qershor 2019 | 15:25

Komuna e Ferizajt është duke mbajtur zgjedhjet për kryetar të fshatrave të kësaj komune.

Në kuadër të këtij procesi, janë mbajtur zgjedhjet në fshatrat Softaj dhe Papaz. Kryetar i fshatit Softaj është zgjedhur Liridion Aliu, ndërsa në fshatin Papaz kryetar është zgjedhur Besim Sedolli.

Procesi për zgjedhjen e kryetarëve të fshatrave dhe zonave urbane, është shpallur nga kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ndërsa është duke u zhvilluar konform Rregullores për bashkëpunim të komunës me fshatrat, vendbanimet dhe zonat urbane.

Zgjedhjet për kryetar të fshatrave janë mbajtur edhe në këto fshatra: Dardani, Zllatar dhe Sojeve.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në vazhdën e vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të…