Vazhdon bllokada, as për të njëzetën herë nuk konsnstituohet Kuvendi

23 maj 2025 | 11:20

Ka dështuar serish konsitituimi i Kuvendit të Kosovës.

As në tentimin e radhës nuk ka arritur të kalojë propozimi për formimin e komisionit për mbikëqyrjen e votimit të fshehtë për kryeparlamentar.

Partia fituese e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje ka vazhduar të propozojë Albulena Haxhiun për postin e kryeparlamentares, por pa mbështetjen e mjaftueshme nga partitë e tjera.

Pas dështimit të konstituimit të Kuvendit, kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ka njoftuar se të dielën në orën 11:00 do të mbahet vazhdimi i seancës konstituive.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku-Sadriu, ka…