Vazhdon gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve

14 qershor 2023 | 08:04

Sot do të mbahet një tjetër seancë gjyqësore ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi.

Seanca do të nisë në orën 09:00.

Ende nuk është bërë me dije nëse do të mbahet e hapur apo e mbyllur për publikun.

Në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët, Trupi Gjykues II më 6 qershor rrëzoi kërkesën e ZPS-së për t’ia tërhequr vërejtje bashkëmbrojtësit të z. Thaçi, z. Dastid Pallaska, për deklaratat publike të bëra në një program televiziv.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka reaguar rreth zhvillimeve të…