Vazhdon gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve

26 shtator 2023 | 08:28

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë sot vazhdon gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve. Edhe sot pritet ta vazhdojë dëshminë dëshmitari i ZPS-së që është i mbrojtur me kodin W04644.

Sipas përmbledhjes së shkurtër të lexuar në gjykatë, ky dëshmitar ishte ndaluar nga pjesëtarë të UÇK-së në vitin 1998, ndërsa disa nga anëtarët e familjes së dëshmitarit u vranë pas ndalimit. Ky është dëshmitari i 26-të i ZPS-së deri më tani.

Ndryshe dje pyetjet dhe përgjigjet për këtë dëshimtar janë dhënë në sesion private dhe se pritet që ky dëshmitar të dëshmojë edhe në seancën e sotme.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me…