Vazhdon kampanja informuese për policët e rinj

29 shtator 2021 | 12:17

Dje, më 28 shtator, në lagjen “Terzi Mahall” në Prizren, duke respektuar të gjitha vendimet e Qeverisë së Kosovës lidhur me pandeminë Covid-19, është zhvilluar kampanjë shtesë duke i informuar të interesuarit për konkurrim si zyrtar policor në Policinë e Kosovës nga komunitetit pakicë RAE.

Në takimin informues ishin të pranishëm 21 pjesëmarrës të këtij komuniteti pakicë, duke paraqitur edhe interesimet e tyre për t’u angazhuar në Policinë e Kosovës.

“Qëllimi i organizimit të kësaj kampanje informuese është për të inkurajuar sa më shumë minoritetet për të aplikuar në konkursin për zyrtar policor i cili do të shpallet së shpejti nga policia e Kosovës, me theks të veçante inkurajimi i gjinisë femërore dhe inkurajimi sa më shumë i minoriteteve që jetojnë në Kosovë. Kampanja në vlerësim është konsideruar shumë e suksesshme dhe do të vazhdoj edhe ditëve në vijim në komunat që mbulon Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren duke përfshirë edhe komunat tjera ne Dragash, Suhareke, Mamushe”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, inkurajon të gjithë qytetarët pa dallim të cilët plotësojnë kriteret e përcaktuara që të aplikojnë dhe të jenë pjesë e këtij procesi, duke dhënë kontribut për sigurinë dhe vendin në përgjithësi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka thënë…