Vazhdon projekti për siguri në shkolla

29 shkurt 2024 | 14:06

Të gjitha stacionet policore të rajonit të Prishtinës janë duke realizuar takime me përfaqësues të shkollave, prindër si dhe ligjërata për nxënësit nëpër shkolla.

Ligjëratat me nxënës, janë pjesë e projekteve informuese, parandaluese dhe edukuese që kanë rëndësi të veçantë për ruajtjen dhe mbrojtjen e komunitetit nga dukuritë asociale si dhe për ofrimin e bashkëpunimit të ndërsjellë.

Bazuar në planifikimet në kuadër të stacioneve do të vazhdojnë ligjëratat rreth delikuencës së të miturve, rregullave të trafikut, dhunës në familje, pasojat e përdorimit të narkotikëve, bullizmit dhe masave parandaluese, ngacmimeve seksuale etj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se samiti për…