Vazhdon rënia e bursës në ShBA

02 prill 2020 | 10:09

Bursa amerikane pati një ditë tjetër të keqe, pasi presidenti Donald Trump paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara i presin “dy javë të këqija” me pandeminë e koronavirusit. Të gjitha indekset kryesore, Dow Jones, Standard & Poors-500 dhe NASDAQ gjatë ditë së mërkurë patën një rënie prej 4 përqindësh.

Edhe indekset kryesore në Londër, Frankfurt dhe Paris ranë 4 për qind pas rënieve në tregjet aziatike. Vlera e aksioneve ra pasi Trump tha se Shtetet e Bashkuara mund të kenë përpara “dy javë shumë të këqija”. Shtëpia e Bardhë tha se deri në 240 mijë amerikanë mund të vdesin nga koronavirusi, transmeton VOA.

Ekspertët thonë se askush nuk mund ta parashikojë nëse apo kur vlera e aksioneve do të arrijë nivelin më të ulët, ata po i këshillojnë investitorët që të përqendrohen tek objektivat afatgjatë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shoferi i autobusit i linjës Kosovë - Gjermani, B. M.…