Vazhdon shenjëzimi i rrugëve të Malishevës

12 dhjetor 2018 | 15:01

Në kuadër të mirëmbajtjes së rrugëve dhe krijimit të sigurisë dhe orientimit në rrugë, Komuna e Malishevës është duke vazhduar implementim e projektit për shenjëzimin e rrugëve dhe vendosjen e shenjave orientuese nëpër rrugët e kësaj komune.

Për të parë nga afër implementimin e këtij projekti, në terren ka dalë drejtori Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Milazim Morina.

“Vendosja e shenjave dhe shenjëzimi i rrugëve është pjesë e mirëmbajtjes së rrugëve dhe krijimit të sigurisë në rrugë, dhe gradualisht shenjat e orientimit do të vendosen në të gjitha rrugët, kurse prioritet kanë rrugët që janë më të ngarkuara dhe rrugët ku janë afër shkollat”, ka thënë Morina.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hungaria ka miratuar një ligj të mërkurën që i mundëson…