Qeveria hungareze rrit kompetencat mbi gjyqësorin

12 dhjetor 2018 | 14:59

Hungaria ka miratuar një ligj të mërkurën që i mundëson ministrit të Drejtësisë mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë të gjykatave.

Grupet e të drejtave të njeriut, e kanë kritikuar ligjin, pasi kanë thënë se ai, mundëson ndërhyrjen politike në çështjet gjyqësore dhe minon më tej sundimin e ligjit, raporton agjencia “Reuters”.

Sipas ligjit, gjykatat administrative do të marrin përsipër çështjet e lidhura me punët qeveritare, taksat dhe zgjedhjet.

Qeveria hungareze ka bërë me dije se gjykatat do të kryesohen nga gjyqtarë të pavarur, të cilët do të jenë n në gjendje, të trajtojnë lëndët në mënyrë shumë efikase.

Ministri i Drejtësisë do të ketë kompetenca të mëdha në emërimin e gjyqtarëve si dhe do të mbikëqyrë buxhetet e gjykatave.

Grupet e të drejtave të njeriut thanë se ligji e çrregullon ndarjen e pushteteve mes ekzekutivit dhe gjyqësorit si dhe përbën edhe një hap më tej drejt autoritarizmit të kryeministrit, Viktor Orban.

“Ligji është një kërcënim serioz për sundimin e ligjit në Hungari dhe shkon kundër vlerave të cilat vendi i ka firmosur kur është anëtarësuar në Bashkimin Evropian” është thënë në deklaratën e Grupit për të Drejtat e Njeriut nga Helsinki.

“Ashtu si çdo gjykatë tjetër, gjykatat e administratës publike do të mbushen me gjyqtarë të pavarur të qeverisur vetëm nga fjala e ligjit”, ka thënë zëdhënësi i Qeverisë hungareze në blogun e tij .

Qeveria ka kërkuar një opinion nga Komisioni i Venecias, një panel ekspertësh të së drejtës kushtetuese të Këshillit të Evropës për të drejtat e njeriut, lidhur me legjislacionin. Komisioni i Venecias konfirmoi se e ka pranuar kërkesën dhe pritet të miratojë një opinion vitin e ardhshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova ka vendosur dy rekorde të reja në ditën e…