Kosova dy rekorde në Botërorin e Notit

12 dhjetor 2018 | 14:59

Kosova ka vendosur dy rekorde të reja në ditën e dytë të Kampionatit Botëror të Notit në pishina të shkurta 25m që po zhvillohet në Hangzhou të Kinës.

Fotografia e Federata Notit te Kosoves Official

Dren Ukimeraj në disiplinën 200m Krol pati kohën 01:58:44 dhe është rekord i Kosovës, në renditjen e përgjithshme, kurse Dreni u rendit i 58 nga 64 sportistët pjesëmarrës.

Fotografia e Federata Notit te Kosoves Official

Fjorda Shabani në disiplinën 100m Krol pati kohën 01:02:09 në renditjen e përgjithshme dhe ajo u rendit e 68-ta nga 94 sportiste pjesëmarrëse.  Dion Kadriu në disiplinën 100m Delfin arriti kohën 00:59:96 dhe është rekord i Kosovës, në renditjen e përgjithshme Dioni u rendit i 67-ti nga 77 sportistët pjesëmarrës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj i ka pritur…