Spanja publikon listën për Kampionatin Botëror, shtatë futbollistë nga Barcelona, asnjë nga Reali
Spanja ka publikuar listën me 26 futbollistë për Kupën e Botës, ndërsa njoftimi i skuadrës së përzgjedhur nga Luis de la Fuente nuk është bërë prej tij, por në një mënyrë të veçantë: lista u zbulua fillimisht nga Mbreti dhe Mbretëresha e Spanjës, ndërsa më pas Filipi VI e lexoi publikisht emrat e lojtarëve, të paraqitur nga qytetarë të zakonshëm nga rrugët.
Eventi u mbajt në Movistar Space në Gran Vía të Madridit dhe ishte pjesë e një organizimi të drejtuar nga Jesús Navas, kampion bote në vitin 2010. Ky moment shënoi kulmin e një procesi të gjatë të nisur nga De la Fuente në mars 2023.
Gjatë kësaj periudhe, me 77 lojtarë të testuar para finalizimit të listës, Spanja ka fituar Kampionatin Evropian dhe Ligën e Kombeve, si dhe ka qenë finaliste në Ligën e Kombeve të vitit të kaluar.
Në një skuadër tashmë të konsoliduar, pa shumë surpriza për emrat kryesorë si Mikel Merino, Nico Williams dhe Lamine Yamal, vëmendja ishte te disa pozicione specifike, sidomos portieri dhe mbrojtja.
Në portë, dilema mes Joan Garcia dhe Alex Remiro është zgjidhur në favor të portierit të Barcelonës. Në mbrojtje bie në sy përfshirja e Marc Pubill, ndërsa Laporte dhe Cubarsí mbeten titullarë të sigurt. Vendi i katërt në qendër të mbrojtjes i është dhënë Eric Garcia, i rikthyer në kombëtare pas Kupës së Botës në Katar.
Një tjetër vendim i rëndësishëm ishte zëvendësimi i Fermín, i dëmtuar, ku Luis de la Fuente ka zgjedhur Yeremy Pino për të mbuluar rolin mes mesfushës dhe sulmit.
Lista prej 26 lojtarësh për Kupën e Botës:
Portierë: Unai Simon, David Raya, Joan García.
Mbrojtës: Pedro Porro, Marcos Llorente, Laporte, Cubarsi, Pubill, Eric Garcia, Cucurella dhe Grimaldo.
Mesfushorë: Rodri, Zubimendi, Pedri, Mikel Merino, Fabian Ruiz, Dani Olmo dhe Gavi.
Sulmues: Nico Williams, Baena, Oyarzabal, Ferran Torres, Borja Iglesias, Yeremy Pino, Lamine Yamal dhe Vuctor Munoz.



