Vdekja e babait të Thaçit, Krasniqi: Nuk u shua vetëm një njeri, por një baba që i dha Kosovës një çlirimtar

16 mars 2025 | 23:09

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se me dhembje të thellë ka marrë lajmin për ndarjen nga jeta të Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit Hashim Thaçi.

“Sot, pas një beteje të gjatë me sëmundjen, nuk u shua vetëm një njeri, por një baba që i dha Kosovës një çlirimtar, një burrë që me përkushtimin dhe edukatën e tij ndihmoi në lindjen e një epoke të re për kombin tonë”.

“Ngushëllimet më të sinqerta Presidentit Thaçi, familjes Thaçi dhe mbarë kombit shqiptar. Haxhi Thaçi ishte më shumë se një prind – ai ishte një shtyllë e fortë e vlerave atdhetare, një njeri i urtë dhe fisnik, i cili la pas një trashëgimi të pavdekshme në historinë tonë. U prehtë në paqe!”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Golden Eagle Ylli shënoi fitore bindëse ndaj Sigal Prishtinës me…