Vdekja e Nexhmije Hoxhës, ja mesazhi i të birit Ilirit

26 shkurt 2020 | 23:31

Ilir Hoxha, djali i Enver dhe Nexhmije Hoxhës ka dhënë lajmin për ndarjen nga jeta të nënës së tij, ndërsa njofton të afërm, miq e dashamirës për vdekjen dhe orën e varrimit.

Por, në mesazhin e tij, Ilir Hoxha shkruan se nëna e tij Nexhmije Hoxha gjithë jetën e saj ia kushtoi lirisë së Atdheut dhe ndërtimit të Shqipërisë së re, përparimit dhe emancipimit të shoqërisë shqiptare.

Duke vënë në dukje hidhërimin për humbjen e nënës, djali i madh i Enver dhe Nexhmije Hoxhës thotë se ai dhe të tjerë familjarë ndjehen krenarë për për emrin dhe veprën e saj. Kujtimi i saj gjithmonë do të mbetet i paharruar për familjen tonë dhe të gjithë miqtë dhe dashamirësit e saj, në Shqiperi dhe kudo në botë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kështu është shprehur presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë një…