“Vdekje e dyshimtë” e një shqiptari në një burg të Francë

09 shkurt 2020 | 18:57

Një shqiptar i arrestuar në Francë, ku ishte në procedura për të marrë azil, është gjetur i pajetë në dhomën e qelisë. Teksa autoritetet thonë se Mentor Rexha është vetëvrarë më 31 janar, familjarët e tij kanë dyshime se ka të bëjë me vrasje.

Familjarë të tij kanë thënë se s’janë lajmëruar për vdekjen e 36-vjeçarit nëpërmjet rrugëve zyrtare, por nga persona të tjerë. Njoftimi është bërë me një javë vonesë.

Fotografitë kanë treguar hematoma në trup dhe plagë në kokë. E motra e të riut, Suela, thotë se vetëm tani vonë janë lejuar që ta shohin në morg.

“Fillimisht më kërkuan që të firmos një shkresë pa parë trupin, por unë nuk pranova”, ka thënë ajo për “Top-Channel”.

Trupi nuk është kthyer ende në Shqipëri, ndërsa të afërmit bëjnë apel për ndihmë, sepse ambasada shqiptare në Francë është shprehur se nuk ka fonde për t’i asistuar.

Mentor Rexha, lindur në Lezhë dhe me banim në Shkodër, përpara një viti kishte udhëtuar drejt Francës si emigrant dhe kishte aplikuar për procedurat e marrjes së statusit të azilantit. Por ndërkohë, ai kishte përfunduar në burg bashkë me dy shqiptarë të tjerë për djegien e disa automjeteve, ndërsa e motra thotë se në komunikimet që kanë pasur, Rexha gjithmonë ka pretenduar pafajësinë.

Duke mos besuar variantin e autoriteteve franceze, të afërmit i kanë bërë dhe foto trupit që tregojnë një shenjë litari në fyt, por edhe të çarë në kokë si dhe shenja të tjetra në trup, që i bën ata të dyshojnë se e vërteta nuk është siç po u paraqitet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Muhamet Ramadani ka treguar forcën e tij edhe në kampionatin…