Vdekje e dyshimtë në Gjilan, një grua gjendet pa shenja jeta në oborrin e shtëpisë

06 maj 2025 | 10:41

Një rast vdekjeje e dyshimtë është regjistruar në orët e mbrëmjes të së hënës në qytetin e Gjilanit, ku një grua është gjetur pa shenja jete nga familjarët e saj.

Në vendin e ngjarjes ka ndërhyrë menjëherë ekipi i Emergjencës së Gjilanit, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Krimeve të Rënda, i cili ka urdhëruar që trupi i viktimës të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Novobërdë / 05.05.2025 – 22:30. Raportohet se viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet ne raportin e policisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar akademikun Fehmi Aganin…