Vdekje e dyshimtë në Rahovec

21 prill 2019 | 14:43

Policia e Kosovës ka bërë me dije se dje ka ndodhur një vdekje e dyshimtë në komunën e Rahovecit.

“Në Qendrën Emergjente në Prizren nga familjarët e tij është sjellë viktima mashkull k/shqiptar, i cili pas një kohe ka ndërruar jetë”, është thënë në raportin e policisë.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 14:00.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prodhuesit ndërkombëtar të makinave synojnë të rrisin investimet në Kinë,…