Vdes 19 vjeçari nga Suhareka

02 shtator 2020 | 17:55

Një 19 vjeçar nga Suhareka ka ndërruar jetë pas plagëve të marra nga arma e zjarrit.

Ai u dërgua në emergjencë, por pa shenja jete, njofton Klan Kosova.

Ende nuk dihet shkaqet që çuan në vdekjen e të riut.

Zëdhënësi i policisë në rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, tha për klankosova.tv se në shtëpinë e tij është gjetur një kallash.

“Sot në orën 12:42, emergjenca në Suharekë ka informuar se viktima V. B i lindur në vitin 2001, ka shkuar pa shenja jete si pasojë e plagës nga arma e zjarrit. Rasti është cilësuar si vdekje e dyshimte pasi në shtëpinë e viktimës është gjetur një armë e gjatë e tipit AK47. Nuk dihen shkaqet dhe motivi i rastit. Njësitë relevante së bashku me Prokurorin e Shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po zhvillojnë hetimet kriminalistike. Trupi i pajetë me urdhër të prokurorit dërgohet në IML për obduksion”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja Shqiptare është nisur pak minuta më parë drejt Minskut,…