Vdes Cen Aliçkaj, njëri nga luftëtarët e parë të UÇK-së

14 janar 2023 | 16:43

Sot ka ndërruar jetë ish-ushtari i UÇK-së, Cen Aliçkaj.

Lajmin e ka bërë me dije kryetari i AAK-së, Ramush Haradianj, i cili tha se Aliçkaj ishte ndër të parët që hyri në rreshtin e ushtarëve.

“Kur po i formonim rreshtat e parë të UÇK-së, ndër të parët që hyri në rreshtin e ushtarëve ishte edhe Cen Aliçkaj. Ishte luftëtar i fortë, njëri prej luftëtarëve më të zotë të UÇK-së në Dukagjin!”.

“Sot, në paqe, Cena na u nda nga rreshti për t’ju bashkuar shumë burrave të kombit që i kishte përkrah luftës për liri. Pusho i qetë në tokën për të cilën luftove, Cen”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rusia ka nisur të shtunën dy valë sulmesh me raketa…