Vdes drejtori i Spitalit të Vushtrrisë

21 prill 2021 | 22:19

Ka vdekur drejtori i Spitalit ‘Sheikh Zayed’ në Vushtrri, Dr Hajrullah Saraqi.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri përmes një postimi në “Facebook”.

“I rëndë lajmi për vdekjen e hershme të Dr. Hajrullah Saraqi, Drejtor i Spitalit “Sheikh Zayed” në Vushtrri. Vdekja e dokut është humbje e madhe për shëndetësinë e Vushtrrisë, Spitalin dhe gjithë Kosovën. Në këtë kohë të rëndë të pandemisë, Dr. Hajra ishte në vijën e parë të përballjes me pandeminë e shekullit, i palodhshëm në ndihmë të infektuarve me Covid 19 por edhe të gjithë pacientëve tjerë. Ishte krah i fuqishëm i Shtabit Emergjent Komunal dhe i imi”, shkroi Tahiri.

Po ashtu Tahiri i shprehi ngushëllime familjes Saraqi për humbjen e familjarit të tyre.

“Do të na mungosh shumë dok. U takofshim në një vend më të mirë. Në emrin tim, të familjes time dhe të gjithë qytetarëve të Vushtrrisë i shprehë ngushëllimet më të sinqerta familjes Saraqi dhe gjithë komunitetit shëndetësor të Spitalit Sheikh Zayed dhe qytetit të Vushtrrisë”, shkroi Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Daut Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është shprehur…