Vdes gjenerali serb që nënshkroi kapitullimin në Kosovë

01 shkurt 2022 | 14:30

Ka ndërruar jetë gjenerali serb i ushtrisë jugosllave, Svetozar Marjanoviq, i cili njihet si një ndër nënshkruesit e marrëveshjes së Kumanovës, e cila ka rezultuar me kapitullimin e Serbisë në Kosovë.

Mediat serbe kanë raportuar se 77-vjeçari ai ka vdekur të shtunën, pas problemeve që ka kishte me zemër.

Svetozar Marjanoviq kishte nënshkruar marrëveshjen në qytetin e Kumanovës së Maqedonisë së Veriut, pak përtej kufirit me Serbinë, më 9 qershor 1999.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Albert Bunjaku është bërë me skuadër të re, duke sinjalizuar…