Vdes gruaja pasi ra në bunar në Vushtrri

07 qershor 2023 | 11:05

Të martën një grua ka vdekur në Vushtrri pasi ka rënë në bunar.

Vdekja e saj është konstatuar nga mjeku dhe është dërguar për obduksion nga Instituti Mjekësor Ligjor.

“Është raportuar se një femër kosovare ka rënë në bunar. Njësia e zjarrfikësve, emergjenca dhe policia kanë dalë në vendin e ngjarjes  dhe kanë tërhequr trupin e pa jetë të viktimës. Vdekjen e saj e ka konstatuar mjeku. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një nga rrugët e State Island në New York, të…