Vdes ish-bashkëshortja e presidentit Donald Trump

14 korrik 2022 | 23:32

Ka vdekur në moshën 73-vjeçare ish-bashkëshortja e Donald Trump, Ivana Trump, ka njoftuar ish-presidenti në Truth Social.

Ivana Trump është nëna e Donald Jr., Ivanka Trump dhe Eric Trump.

“Jam shumë i pikëlluar të informoj të gjithë ata që e donin, prej të cilëve ka shumë, se Ivana Trump ka ndërruar jetë në shtëpinë e saj në Nju Jork. Ajo ishte një grua e mrekullueshme, e bukur dhe e mahnitshme, e cila bëri jetë frymëzuese. Krenaria dhe gëzimi i saj ishin tre fëmijët e saj, Donald Jr., Ivanka dhe Eric. Ajo ishte aq krenare për ta, siç ishim të gjithë aq krenarë për të. Pusho në paqe, Ivana!”, ka postuar Donald Trump.

Eric Trump postoi gjithashtu në Instagram, duke thënë pjesërisht se Ivana Trump ishte “një forcë në biznes, një atlete e klasit botëror, një bukuri rrezatuese dhe nënë dhe mike e kujdesshme”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas një takimi me kryeministrin slloven Robert Golob, kancelari gjerman…