Vdes ish-basketbollisti i njohur i Kosovës

06 qershor 2022 | 22:34

Ka vdekur ish-basketbollisti i njohur kosovar, Agim Dushi.

Lajmin për vdekjen e Dushit e ka dhënë Federata e Basketbollit e Kosovës.

Dushi ishte basketbollisti i KB Elektrokosova në vitet 1970-ta e më pas gjyqtar shumëvjeçar i basketbollit në ligat e ndryshme të shtetit të atëhershëm federativ.

“Pas luftës, Dushi ka pasur biznes të suksesshëm dhe për vite me radhë ka qenë mbështetës teknik ose financiar i KB Prishtinës, Superligës së Kosovës dhe Shoqatës së Gjyqtarëve të FBK-së. Agim Dushi do të kujtohet si një nga kontribuuesit më të mëdhenj për pavarësimin dhe promovimin e basketbollit kosovar”, thuhet në njoftimin e FBK-së.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skënder Berisha Çështja e naftës dhe gazit, nuk është mahi…