Vdes ish-futbollisti Shefqet Sinani

04 dhjetor 2020 | 11:17

Ish-futbollisti i njohur i gjeneratës së artë të Prishtinës në vitet e 80-ta, Shefqet Sinani ka ndërruar jetë. Sinani kishte një karrierë madhështore si futbollist, raporton “Epoka e re”.

Familjen Sinani dhe gjithë komitetin sportiv e ka ngushëlluar kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

Telegram ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Shefqet Sinanit

E nderuara Familje Sinani,

Me pikëllim të thellë dhe zemër të thyer e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj dhe bashkëpunëtorit e mikut tonë të ngushtë, Shefqet Sinani, ndaj ju lutem më lejoni që në emrin tim, Komitetit Ekzekutiv, klubeve, futbollistëve dhe tërë komunitetit të futbollit, të ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta.

Shefqet Sinani ishte pjesë e gjeneratës së artë të KF Prishtina, me cilësi të jashtëzakonshme si futbollist dhe një ndër idhujt e mbarë tifozëve shqiptar në vitet e 80-ta.

Shefqeti ishte personalitet me vlera të larta, njeri i sinqertë dhe bujar, por edhe punëtor i madh e fjalë pak. Kontributi i tij në zhvillimin e talenteve të reja ishte i madh ndër vite, si në klubin e tij të zemrës, KF Prishtina, ashtu edhe në projektet e ndryshme të FFK-së.

Ikja e tij nga kjo botë është një humbje e madhe jo vetëm për familjen, por edhe për tërë komunitetin e futbollit, andaj në këto momente të vështira jemi pranë jush për të Jua lehtësuar dhimbjen e ndarjes nga jeta të më të dashurit tuaj.

Shefqet Sinani gjithmonë do të kujtohet me pietet dhe do t’i përkulemi karrierës së tij madhështore, e cila pa dyshim do të jetë e shkruar me shkronja të arta në historinë e futbollit të Kosovës.

Lamtumirë miku im!
I lehtë të qoftë dheu i Kosovës!
Me respekt,
Agim Ademi, president i FFK-së

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ava Max është vendosur sërish në qendër të vëmendjes. Tanimë…