Vdes ish-futbollisti shqiptar

18 dhjetor 2020 | 22:32

Është ndarë nga jeta në moshën 54-vjeçare ish futbollisti i Partizanit Sabri Balla. Ky i fundit vuante nga diabeti dhe nuk arriti të fitojë këtë betejë të jetës së tij.

Balla kishte dalë nga akademia e Partizanit dhe në sezonin 1984-1985, u bë pjesë e ekipit të parë në moshën 18-vjeçare, ndërkohë që zuri vend edhe në formacion asokohe, transmeton SS.

Një mesfushor i pa lodhur, i cili me paraqitjet e tij të shkëlqyera mori edhe ftesën nga Kombëtarja e Shpresave. Balla ishte pjesë e Partizanit finalist në Kupën e Shqipërisë në vitin 1985.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëvizja Vetëvendosje thonë se duhet ta diskutojnë në parti emrin…