Vdes ish-sulmuesi i Chelseat, Gianluca Vialli

06 janar 2023 | 11:02

Ish-sulmuesi i Italisë dhe Chelseat, Gianluca Vialli ka vdekur në moshën 58-vjeçare pas betejës me kancerin në pankreas.

Gianluca Vialli la rolin e tij si trajner me Italinë në dhjetor, duke përmendur nevojën e tij për t’iu nënshtruar trajtimit për kancerin pankreatik.

Ish-sulmuesi i Italisë dhe Chelseat u diagnostikua me sëmundjen për herë të dytë në vitin 2021, pasi u trajtua për herë të parë për sëmundjen në vitin 2017.

Vialli u diagnostikua fillimisht me kancer pankreatik në vitin 2017 dhe më pas për herë të dytë në vitin 2021, menjëherë pas triumfit të Italisë në Euro 2020.

Ai la rolin e tij me Italinë në dhjetor, duke përmendur nevojën e tij për t’iu nënshtruar trajtimit për sëmundjen.

Vialli luajti për Cremonese, Sampdoria dhe Juventus përpara se të bashkohej me Chelsean në 1996.

Në 1998 ai u bë lojtar-menaxher i ‘Bluve’ pas largimit të Ruud Gullit dhe atë vit e çoi klubin drejt lavdisë në Kupën e Ligës, Kupën e Fituesve të Kupës UEFA dhe Superkupën UEFA.

Vialli e përfundoi karrierën e tij si lojtar në fund të sezonit 1998/99 për t’u fokusuar në menaxhim dhe Chelsea do të fitonte Kupën FA dhe Charity Shield në 2000 nën drejtimin e italianit, përpara se ai të shkarkohej në fillim të sezonit 2000/01.

Ai luajti 59 herë për Italinë, duke shënuar 16 gola dhe së fundmi ka qenë kreu i delegacionit të kombëtares.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Neymar Jr mund të largohet nga “Parc des Princes”. Sipas…