Vdes mjeku i njohur nga Kosova

25 nëntor 2020 | 11:51

Ka ndërruar jetë të mërkurën mjeku i njohur, Zenel Kabashi.

Lajmi për vdekjen e tij është bërë me dije nga institucioni shëndetësor ku ishte i angazhuar së fundmi, Qendra Diagnostike Terapeutike “EndoMed-B”.

“Me pikëllim të thellë lajmërojmë se sot u nda nga kjo jeta bashkëpunëtori jonë, dr. Zenel Kabashi. U prehtë në paqe”, është shkruar në faqen zyrtare të “EndoMed-B” në “Facebook”.

Kabashi ka vdekur në moshën 79- vjeçare.

Kabashi ishte internist dhe gastroenterolog. Ai kishte diplomuar në vitin 1968 në Universitetin e Sarajevës, Fakulteti i Mjekësisë, kurse kishte specializuar në Beograd.

Për dekada ai ka punuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Arsyet e vdekjes së tij nuk dihen ende.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) kishte marrë mbështetjen…