Vdes në burg lideri i opozitës ruse, Alexei Navalny

16 shkurt 2024 | 13:05

Lideri i opozitës ruse, Alexei Navalny, ka vdekur.

Ky lajm është raportuar nga disa media duke iu referuar shërbimit korrektues rus. Ai vdiq në moshën 47 vjeçare.

“Më datë 16.02.2020, në koloninë korrektuese nr.3, i dënuari A.A. Navalny u sëmur pas një shëtitje dhe pothuajse menjëherë humbi vetëdijen”, bëjnë të ditur mediet e huaja, transmeton RTKlive.

Sipas njoftimit, në vendngjarje ka mbërritur menjëherë ambulanca.

“Menjëherë në vendngjarje janë kryer të gjitha masat e nevojshme reanimuese, por nuk kanë rezultuar me rezultate pozitive. Mjekët e ndihmës së parë kanë deklaruar se pacienti ka vdekur duke shtuar se shkaku i vdekjes është duke u hetuar”, njofojnë mediet e huaja.

Kremlini  komentoi se institucioni i burgut po kontrollon informacionin në lidhje me vdekjen e Navalny-t, duke shtuar se nuk kishte informacion për shkakun e vdekjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Politikani opozitar rus, Aleksei Navalny, ka vdekur në burg, u…