Vdes në moshën 123-vjeçare, njeriu më i vjetër në botë (Foto)

14 maj 2019 | 17:57

Appaz Iliev nga rajoni Ingushetia i Rusisë, ka pasur tetë fëmijë, 35 nipa dhe 34 stërnipa dhe ka rënë në gjumë në ora shtatë të mbrëmjes.

Ilievi, i cili ka pasur tetë fëmijë, 35 nipa dhe 34 stërnipa, ka thënë se sekreti i jetëgjatësisë së tij ishte fjetja në ora shtatë të mbrëmjes dukë bërë 11 orë gjumë gjatë natës.

Njeriu më i vjetër në botë nga Rusia, jetëgjatësia e tij ishte e mundshme duke iu shmangur alkoolit, duhanit dhe ilaçeve.

Zyrtari Yunus-Bek Evkurov duke i bërë homazhe Appaz ka vdekur në moshën 123-vjeçare.

“Njeriu ynë jetëgjatë, qytetari më i vjetër në Rusi, ka vdekur në moshën 123-vjeçare. Appaz jetoi përgjatë epokave dhe gjeneratave duke rritur tetë fëmijë. Ai kishte 35 nipa, 34 stërnipa dhe disa stër-stër nipa. Ai mbeti një njeri i butë dhe i dashur që e deshi jetën. Unë e di këtë sepse e kam takuar disa herë”.

Appazi kishte punuar si bari që nga mosha shtatëvjeçare dhe kishte luftuar në Ushtrinë e Kuqe në luftën civile ruse në vitet 1917-1922.

Por në moshën 45-vjeçare ai ishte kualifikuar si shumë i vjetër për të luftuar në Luftën e Dytë Botërore dhe në vend të kësaj është bërë vozitës traktori.

Në vitin 1944 është përjashtuar nga Stalini së bashku me njerëzit etnikë Ingush për në Kazakistan ku ka jetuar në varfëri të madhe në azil.

Nëse mosha e tij është e saktë dhe të dhënat e tij të lindjes do të mbijetonin ai zyrtarisht do të ishte njeriu më jetëgjatë se Jiroemon Kimura (1897-2013) i Japonisë, i verifikuar si zyrtarisht njeriu më jetëgjatë i cili vdiq në moshën 116 -vjeçare, shkruan “Dailymirror”.

Appazi iu kishte shmangur televizorit, nuk ka pirë duhan dhe nuk ka konsumuar alkool. Po ashtu, ai ka qëndruar larg mjekëve dhe ilaçeve sa më shumë që ka mundur edhe pse në moshën 121-vjeçare ai i është nënshtruar një operacioni në sy si pasojë e kataraktit.

Ai ka ngrënë perime të freskëta nga kopshti i tij, dhe mish të freskët të zonës lokale në fshatin Guli në malet e Kaukazit të Rusisë.

Edhe pse ishte qytetar rus ai kurrë nuk ka mësuar gjuhën ruse dhe ka folur gjuhën e tij amë Ingushe.

I lindur në mars 1896 nën sundimin e Carit Nicholas 2, ai ishte bari në male që nga mosha 7 dhe ishte i vetëm në përkujdesjen e deleve.

Ai kishte punuar gjatë gjithë jetës si bari, duke pasur në pronësi 800 kafshë në fermën e tij.

Në moshën 119-vjeçare është raportuar se ai ka pasur të gjithë dhëmbët e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eurovision-i ka njoftuar se këngëtarja e famshme Madonna mund të…