Vdes në moshën 90-vjeçare miliarderi i argjendit, Alberto Bailleres

04 shkurt 2022 | 11:28

Miliarderi meksikan, Alberto Baillares, i njohur si mbrojtës i shkollimit të lartë dhe artit, ka vdekur në moshën 90-vjeçare.

Bailleres ka qenë për një kohë të gjatë në listën e revistës “Forbes” për njerëzit më të pasur në botë. Ai e grumbulloi pasurinë nga industri të ndryshme dhe ishte sponsor kyç i njërit prej universiteteve më prestigjioze të Meksikës.

Ai ishte themelues i kompanisë meksikane të minierave, “Industrias Penoles”, udhëheqëse botërore për prodhimin e argjendit. Sipas revistës “Forbes”, pasuria e tij në vitin 2022 është vlerësuar në shumën e 8.6 miliardë dollarëve, shkruan “Reuters”.

Bailleres ishte udhëheqës i bordeve të disa kompanive të mëdha meksikane, shumë prej të cilave i kishte themeluar vetë, dhe gjithashtu kishte mbajtur poste të larta në kompani tjera të rëndësishme.

Kompanitë e tij shtrihen në sektorë të ndryshëm, nga sigurimet deri te shitja me pakicë, dhe janë të grumbulluara nën ombrellën e korporatës “Grupo BAL”, me seli qendrore në njërën nga lagjet më të shtrenjta të Mexico City-t, kryeqytet i Meksikës.

Bailleres lindi në vitin 1931. Si adoleshent, ishte pjesë e një shkolle ushtarake në Shtetet e Bashkuara. Ai kishte talent të hershëm për biznes. Përderisa po e studionte ekonominë, ai i ishte bashkuar bankës shtetërore meksikane, “Banco de Comercio”, që në vitin 1951 dhe ishte bërë menaxher dege përderisa ende ishte student i padiplomuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron do të udhëtojë në Moskë…