Vdes në motel një burrë nga Vushtrria

15 nëntor 2022 | 08:21

Një rast i rëndë ka ndodhur dje në fshatin Gracë të Vushtrrisë.

Prokuroria tashmë ka nisur hetimet, pasi një burrë u gjet pa shenja jete në motel, në orët e mbrëmjes.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije për Sinjalin se posa Policia është njoftuar për rastin ka dalë në vendin e ngjarjes me ekipin mjekësor që kryen ekzaminimet vitale dhe u konstatua se viktima ka ndërruar jetë.

Posa janë kryer procedurat e nevojshme, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që të nisin hetimet dhe trupi i pajetë i të ndjerit të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, për të zbardhur rrethanat në të cilat ka vdekur viktima.

Sinjali mëson se sipas informacioneve të para, viktima nuk ka pasur shenja dhunë ne trupin e tij, por që procesi i hetimit pritet të zbardh çka ka ndodhur brenda motelit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
5 mijë e 560 euro në muaj MKRS do ta…