Vdes nga koronavirusi burri i ish-deputetes

27 shkurt 2021 | 21:46

Mbrëmjen e sotme, bashkëshorti i ish-deputetes socialiste Valentina Leskaj ka ndërruar jetë nga koronavirusi.

Lajmin e trishtë e ka njoftuar vetë Leskaj në një postim në Facebook, ku thotë se nuk ja doli të fitonte betejën me sëmundjen.

“Të dashur miq sot është një ditë shumë e vështirë për mua, dy djemtë e mi Arianin, Besnikun dhe familjet e tyre. Humbëm njeriun tonë të dashur, bashkëshortin e babain model, gjyshin e dashur që nuk ja doli dot me sëmundjen e Covidit. Për shkak të situatës ceremonia do jetë private. Ju falenderojmë për mirkuptimin“shkruan Leskaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ngjarje aspak e hijëshme raportohet të ketë ndodhur në…