Vdes një 55-vjeçar pasi goditet me grusht në Vlorë

07 gusht 2023 | 17:16

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, ku një 55-vjeçar ka humbur jetën pas një konflikti.

Burime për “Top Channel” kanë bërë me dije se A.M., ka humbur jetën pasi është goditur me grusht nga një tjetër person.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Vlorë, rreth orës 11:45, në lagjen “Hajro Çakërri”.

Dy shtetas janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe gjatë konfliktit shtetasi A.M., rreth 55 vjeç, për shkak të dhunës fizike (goditjeve me grushte), ka humbur jetën.

Nga veprimet e shpejta është bërë identifikimi i autorit dhe është duke u bërë hetim për kapjen e tij. Grupi hetimor ka dalë në vendngjarje dhe është duke vijuar punën për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kundërofensiva Ukrainës është kritikuar se ka treguar të ngadaltë, më…