Vdes një 83-vjeçare në pikën kufitare në Merdare

06 nëntor 2022 | 13:22

Një 83-vjeçare është raportuar pa shenja jete dje në pikën kufitare në Merdare.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, mbrëmë njësitet policore kufitare janë njoftuar nga dy persona se në veturën e tyre gjendet një person, familjare e tyre, që dyshohet se është pa shenja jete.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe ekipi mjekësor, i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës.

“Raportohet se në pikëkalimin kufitar Merdare kanë ardhur dy meshkuj dhe një femër kosovare, të cilët ka njoftuar policinë se në makinën e tyre gjendet një familjare e tyre kosovare 83-vjeçare e cila dyshohet se është pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes ka dalë ekipi mjekësor që e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit pas inicimit të rastit trupi i pajetë është dërguar në obduksion”, ka njoftuar policia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Kimete Berisha A ka absurditet më të madh se…