Vdes një person në Vushtrri, ra nga kati i tretë i një objekti
Ka vdekur një person pasi ka rënë nga kati i tretë i një objekti në ndërtim e sipër në Vushtrri.
Lajmin e ka bërë me dije Policia e Kosovës.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Ilmi Prekazi, ka njoftua se viktima s’ka arritur t’u bëjë ballë plagëve dhe vdekja e tij është konstatuar në spital.
“Nga Emergjenca e Spitalit në Vushtrri është konfirmuar se si pasojë e lëndimeve të pësuara, personi ka humbur jetën”.
“Policia në Vushtrri ka pranuar informatën se një person i gjinisë mashkullore, ka rënë nga një kat i një ndërtese e cila është në ndërtim e sipër në Vushtrri. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor në emergjencën e spitalit të qytetit në Vushtrri. Njësitë policore kanë filluar me veprimet hetimore për sqarimin e rrethanave të rastit”, ka njoftuar ai.
Ndërsa në medie është raportuar se bëhet fjalë për 31-vjeçarin, Valmir Klinaku.




