Vdes një person pas një aksidenti në Pejë

16 gusht 2018 | 10:37

Një aksident në mes të tri veturave në Pejë ka qenë fatal për një person.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Raushiq rreth orës 20:30 të martën ku të lënduar kishin mbetur nëntë persona fillimisht.

Por, njëri prej tyre ka ndërruar jetë ditën e djeshme si pasojë e lëndimeve të marra, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Viktima ishte duke u trajtuar në spitalin Rajonal të Pejës.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) kanë kritikuar ligjvënësit e…