Vdes njëri nga aktivistët e parë të Lëvizjes Vetëvendosje

14 qershor 2020 | 23:12

Dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë ka njoftuar se ka vdekur aktivisti i saj, Enver Gashi.

“Enveri ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për Qendrën e Prishtinës që nga viti 2009. Ai ishte pothuajse çdoherë pjesëmarrës në secilin aktivitet të organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje”, ka njoftuar dega e LV-së në Prishtinë.

Njoftimi i plotë:

Me dhimbje e pikëllim e morëm lajmin se ka ndërruar jetë Enver Gashi, aktivisti i palodhshëm i Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Enveri ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për Qendrën e Prishtinës që nga viti 2009. Ai ishte pothuajse çdoherë pjesëmarrës në secilin aktivitet të organizuar nga Lëvizja VETËVENDOSJE!

I palodhshëm, aktivist i guximshëm e patriot që me vetëmohimin dhe veprimtarinë e tij jo vetëm që merrte pjesë në secilën protestë por edhe angazhohej në organizimin e tyre çdoherë duke kontribuar për ta ruajtuar sovranitetin e vendit dhe pasuritë e saj.

E një jetë e tillë prej aktivisti nuk mund të shuhet dhe as të harrohet edhe pas vdekjes. Përpjekjet e Enverit do të mbesin gjallë ashtu siç do të jetojë edhe kujtimi ynë për të!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të Javës së Lëvizjes, u mbajt edhe një…