Vdes njëri prej të lënduarve në aksidentin e djeshëm në Lipjan

07 shtator 14:58

Një person ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur dje në Lipjan.

Policia raporton se i dyshuari përderisa ishte duke drejtuar veturën me targa lokale, duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes, është aksidentuar me një veturë tjetër me targa lokale që drejtohej nga viktima tjetër.

“Si pasojë e aksidentit të dy drejtuesit pësojnë lëndime trupore dhe janë dërguar ne QKUK për tretman mjekësor, ku viktima si pasojë e lëndimeve të rënda ndërron jetë.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion ndërsa, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qindra të mbijetuar nga uragani "Dorian" kanë ikur nga Bahamas…