Vdes shkencëtari Rifat Gjota

17 janar 2022 | 15:50

Ka ndërruar jetë në moshën 83 vjeçare, shkencëtari i famshëm shqiptar, Rifat Gjota. Pedagogu i njohur ka ndërruar jetë si pasojë e sulmit në tru në mesditën e sotme në Prishtinë.

Rifat Gjota është zbulues shqiptar, shkencëtar dhe pedagog, i lindur me 5 maj të vitit 1939 në Pejë.

Mbi njëzet vjet punoi në zbulimin e elektromotorit me veti shumë më të përparuara se ai i gjertanishëm, i cili kursen energjinë elektrike në përqindje të konsiderueshme, sikurse edhe sasinë e bakrit të nevojshëm për ndërtimin e tij.

Zbulimet e veta i regjistroj në Amerikë me emrin “US Patent 4710661 – Winding arrangement of a stator and/or rotor of a three-phase generator or electromotor ëith improved performances”, kurse mënyra e ndërtimit të këtyre elektromotorëve quhet “rifatizim”, pra në bazë të emrit të tij.

Lajmin e ka dhënë mbesa e tij, Luljeta Gjota-Agusholli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Jashtme gjermane, Alena Berbock, këtë të hënë është…