Vdes veprimtari Nexhdet Tahiraj, Haradinaj: Ishte aktivist i dalluar

26 nëntor 2023 | 15:43

Mbrëmë pas mesnate ka vdekur veprimtari nga Carrabregu i Deçanit, Nexhdet Tahiraj.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, u ka shprehur ngushëllime familjes dhe Erblina Tahirajt, ish kandidates për deputete nga kjo parti.

“Me dhimbje të thellë mora lajmin për vdekjen e papritur të mikut tim, aktivistit të dalluar, kolegut tonë, Nexhdetit”, shkroi Haradinaj.

“Koleges sonë, Erblinës dhe familjes Tahiraj, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta për kryefamiljarin e tyre! U prehsh në paqe, Nexhdet!”, shtoi ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka dhënë…