Vdes vogëlushja mitrovicase, Atika Pireva
02 maj 2026
| 19:59
Një lajm i rëndë ka prekur sot Mitrovicën. Ka ndërruar jetë vogëlushja Atika Pireva, duke lënë në dhimbje të thellë familjarët, miqtë dhe gjithë ata që e njohën.
Lajmi për vdekjen e saj është bërë i ditur nga familjarët, të cilët kanë njoftuar se Atika ka ndërruar jetë më 2 maj 2026.
Humbja e saj ka prekur shumë njerëz, ndërsa mesazhe ngushëllimi po vijnë nga të gjitha anët.
Varrimi i së ndjerës do të bëhet më 3 maj, në ora 13:00, në varrezat e Shipolit.



