Vdes zyrtari i ATK-së

29 tetor 2022 | 11:06

Sot ka vdekur zyrtari nga Divizioni për Koordinim i Administratës së Kosovës, Xhavit Gruda.

Për këtë ka njoftuar ATK-ja, e cila shprehu ngushëllime për vdekjen e tij.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të kolegut tonë, zyrtarit nga Divizioni për Koordinim, Xhavit Gruda. Në emrin tim dhe Menaxhmentit të Lartë, si dhe gjithë stafit të ATK-së, shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Gruda për humbjen e më të dashurit të tyre! Ngushëllime të gjithë familjarëve, miqëve dhe kolegëve!”, thuhet në ngushëllimin e zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të ATK-së, Ilir Murtezaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjashtë persona raportohet se pas një mosmarrëveshje janë përfshirë në…