Vdesin 100 persona në Meksikë, termometri shënon 49 gradë Celcius

30 qershor 2023 | 18:08

Të paktën 100 persona kanë humbur jetën në Meksikë si pasojë e temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin dy javët e fundit.

Ministria e shëndetësisë meksikanë ka thënë se rreth 100 persona kanë vdekur si pasojë goditjes nga nxehtësia dhe dehidratimit, pasi termometri këtë javë në Meksikë regjistruan 49 gradë Celcius në disa rajone.

Autoritetet në Meksikë thanë se dy të tretat e vdekjeve erdhën mes datave 18 dhe 24 qershor, ndërsa pjesa tjetër javën e fundit.

Rreth 64% e vdekjeve ndodhën në shtetin verior të Nuevo Leon në kufi me Teksasin. Shumica e pjesës tjetër ishin në Tamaulipas dhe Veracruz fqinjë në bregun e Gjirit.

Një valë e të nxehtit e cila ka tre javë që ka filluar në Meksikë, ka bërë që energjia elektrike të “shtrydhet” duke mbyllur shkollat dhe institucione të tjera në mënyrë që banorët të kenë elektricitet nëpër shtëpia për tu freskuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas SHBA-së, edhe Gjermania ka bërë të ditur se vendimi…