Vdesin dy të rinj në autostradën “Ibrahim Rugova”

29 qershor 2019 | 09:49

Një 20 vjeç dhe një 26 vjeç, kanë vdekur si pasojë e rënies në një humnerë në afërsi të fshatit Sllapuzhan, në autostradën “Ibrahim Rugova”.

A.B i lindur në vitin 1993, 26 vjeç, dhe G.G i lindur në vitin 1999 20 vjeç, siç raporton Policia, të dy punonin konduktorë të një autobusi.

Policia nga rajoni i Prizrenit, njofton se të dy kishin tentuar të kalonin nga një trase në tjetrën, por që hapësira mes tyre ishte 3 metra. Kështu, që të dy kishin rënë në një humnerë dhe vdiqën.

“Me datë 29.06.2019 në orën 00:07 minuta përmes Qendrës Rajonale të Komunikimit , Policia është informuar se në autostradën “Ibrahim Rugova” në segmentin Suharekë- Duhël në afërsi të fshatin Sllapuzhan, dy persona duke kaluar mbi urën me nr. 11 në autostradë duke kaluar nga një trase në trasenë tjetër të autostradës kane rënë në humnerë dhe me këtë rast si pasojë kanë vdekur. Pas informimit të rastit në vendin e ngjarjes kane dalë të gjithë eprorët e lartë të DRP-Prizren si dhe Prokurori i Krimeve të Rënda në Prizren. Sipas hetimeve në vendin e ngjarjes dhe deklaratave të marra nga shoferët dhe dëshmitarët është konstatuar se dy viktimat kanë qenë punëtore të një kompanie kosovare e cila ofron shërbime të udhëtimit brenda dhe jashtë Kosovës”, njofton Policia e Kosovës.

“Gjithashtu se në momentin që kanë kaluar mburojën e trasesë së parë të autostradës dhe duke tentuar të kalojnë në trasenë tjetër kanë rënë në humnerë pasi që hapësira në mes dy traseve është afër 3m. Viktimat kanë qenë punëtor të kompanisë së udhëtimeve (konduktor). Ndalimi i tyre në autostradë është bërë me qëllimin e shkëmbimit të gjërave nga njëri autobus në tjetrin pa menduar pasojat. Me urdhër të prokurorit 3(tre) shoferë të autobusëve të cilët janë ndalur në autostradë në kundërshtim me ligjet e komunikacionit rrugor, janë ndaluar në mbajtje për 48 orë. Janë intervistuar një numër i dëshmitareve lidhur me rastin. Pas konsultimeve me Prokurorinë e Krimeve të Rënda është konstatuar se si pasoje e ndaljes se autobusëve në autostradë e qe bie në kundërshtim me ligjet në fuqi kanë shkaktuar rrezik të përgjithshëm me pasoje vdekjen pasi që dy viktimat kanë dal nga autobusët”, thuhet tutje në raportin policor.

Trupat e viktimave janë dërguar në IML-Prishtinë për autopsi.

Viktimat që për pasojë gjeten vdekjen janë:

A.B i lindur në vitin 1993, M/Sh/K

G.G i lindur në vitin 1999. M/Sh/K

Ndërsa të dyshimtit e ndalur janë:

M.M i lindur në vitin 1986, M/Sh/K

Sh.S i lindur në vitin 1969, M/Sh/K

B.B i lindur në vitin 1980, M/Sh/K

“Policia e Kosovës duke ju shprehur ngushëllimeve familjeve të viktimave apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion dhe në veçanti në autostradë të respektojnë rregullat ligjore në mënyre që raste të tilla të mos përsëriten”, përfundon njoftimi i Policisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas ekspertizës së detajizuar nga specialisti i ortopedisë, Qerim Kida…