Veç tri transferime në futbollin e Kosovës

25 dhjetor 2017 | 17:19

Deri më tash janë konfirmuar vetëm tri transferime në elitën e futbollit të Kosovës qëkur u mbyll stinori vjeshtor.

Fjala është për Altin Merlakun, i cili e la skuadrën e Besës për Llapin, kurse Genc Hamiti nga Drenica u transferua te Feronikeli dhe Hernandez Campanioni Marcel që ka përforcuar kampionen aktuale, Trepçën ’89. Llapi ditë më parë prezantoi edhe Egzon Shabanin, por ai është pjesë e klubit nga vera e këtij viti, mirëpo nuk kishte të drejtë të luajë.

Natyrisht, kryesitë e klubeve, edhe trajnerët, kanë konfirmuar bisedat me lojtarë të ndryshëm, por deri më tash nuk ka lëvizje të tjera. Gjithsesi, koha do të jetë e mjaftueshme, pasi afati kalimtar i dimrit hapet më 1 janar dhe përfundon me 30 të këtij muaji.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Sallën e Kuqe në Prishtinë është përuruar libri “Drenica…