Vedat Muriqi: Duam fitore ndaj Gjeorgjisë

11 tetor 2021 | 16:49

Sulmuesi Vedat Muriqi ka folur në konferencë për shtyp para sfidës mes Kosovës dhe Gjeorgjisë. Sulmuesi i “dardanëve” fillimisht ka folur për ndeshjen ndaj Suedisë, ku ka pranuar se ekipi nuk ka luajtur mirë, por duke thënë se e pret një ndeshje e vështirë me Gjeorgjinë.

Dardanët presin gjeorgjianët të martën në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ me fillim nga ora 20:45.

“Nuk kemi luajtur mirë ndaj Suedisë. Si ekip kemi kualitet për të bërë më shumë. Ndaj Gjeorgjisë duhet të fitojmë, edhe pse nuk e nënçmojmë kundërshtarin përkundër që kemi fituar në udhëtim. Na pret një ndeshje e vështirë, por kemi analizuar mirë kundërshtarin dhe futemi në fushë për ta fituar ndeshjen”, ka thënë Muriqi.

Tutje sulmuesi prizrenas foli edhe për golat e pakët që po shënon Përfaqësuesja e Kosovës në këto sfida, duke thënë se kanë shënuar më shumë ndaj kundërshtarëve më të dobët.

“Është e vërtetë se e kemi mësuar tifozërinë duke shënuar shumë gola, por realisht kemi pasur skuadra më të dobëta se na si Malta apo San Marino. Tani kemi kundërshtarë më të vështirë dhe nuk është e lehtë të shënosh. Presim Gjeorgjinë dhe shpresojmë vetëm të marrim fitoren, pasi nuk ka rëndësi nëse fitojmë 1-0 apo 2-0, vetëm duhet të marrim tri pikët”, u shtuar Muriqi.

“Atmosfera gjithmonë ka qenë shumë e mirë në ekipin përfaqësues. Jemi shtet i vogël dhe njihemi shumë me njëri tjetrin, ku çdo grumbullim qëndrojmë bashkë lojtarët”, vazhdoi tutje Muriqi.

Kosova deri më tani ka zhvilluar gjashtë ndeshje në Grupin B, ku ka marrë katër pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti politik, Ilir Ibrahimi, ka vlerësuar se sondazhet në Kosovë…