Veliaj falënderon votuesit: Tirana u kry!

02 korrik 2019 | 11:31

Kandidati i Partisë Socialiste, Erion Veliaj, ka falënderuar votuesit pas konfirmimit për një mandat të dytë në krye të Bashkisë së Tiranës.

Duke falënderuar kandidatin e Bindjes Demokratike, Arben Skënderajn, Veliaj ka theksuar se është koha për t’i përveshur sërish mëngët për më shumë punë dhe vëllazëri, përtej ndasive.

“Tirana u kry! Mirënjohje e përulësi për secilin prej jush! Respekt për Arben Skënderin e gjithë bekimet e botës për familjen e tij! Mezi pres edhe skuadrën e Këshillit Bashkiak, ku përveç PS do të ketë edhe disa parti të tjera, që të nisim me vendimet jetike aty! Gara mbaroi! Tani le të përveshim mëngët për më shumë punë e vëllazëri, përtej ndasive, siç i ka hije Tiranës që duam! Ka më shumë gjëra që na bëjnë bashkë, se ato që na ndajnë. Unë do jap më të mirën për Tiranën, të ftoj edhe ty të japësh sa mundesh! Të falënderoj e përqafoj! Forca! Bashkë”, ka shkruar Veliaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Erion Veliaj në zgjedhjet e 30 qershorit ka marrë 152 230 vota, ndërsa Arben Skënderaj ka marrë vetëm 9 364 vota.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Samiti i liderëve të vendeve anëtare të BE për emërimet…