Veliu e Abrashi premtojnë projekte në Istog

06 gusht 13:59

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu dhe ai i Infrastrukturës, Arban Abrashi, kanë vizituar Komunën e Istogut, me ç’rast janë njohur me problemet që po e përcjellin këtë komunë.

Kryetari i Istogut Haki Rugova, ka thënë se u dakorduan që problemet me pandeminë Covid-19 të jenë ndër prioritetet e tyre.

“Biseduam gjerë e gjatë për problemet rreth pandeminë Covid-19, ku MPB ka një rol të veçantë. Kemi biseduar edhe për problemet të tjera që ndërlidhen me administratë publike dhe ministri Veliu e dha premtimin e vet që problemet që i kemi shume shpejt të tejkalohen. Sigurisht që edhe në infrastrukturë kemi disa marrëveshje të nënshkruara me ministrin Abrashi për projekte në infrastrukturë në komunën e Istogut dhe janë disa të tjera që do të fillojnë shumë shpejt. Jam i sigurt që me një bashkëpunim të mirë do t’i tejkalojmë”, tha ai, transmeton “KP”.

Veliu tha se menjëherë pas aktivizimit të planit të reagimit kombëtar, ka filluar një cikël të vizitave nëpër komuna dhe kjo është vizita e parë, ku do të njoftohet se si po zbatohen masat sa i takon pandemisë Covid-19.

“Diskutuam edhe çështje që ndërlidhen me MPB-në, sepse administrata publike është në kuadër të MPB-së dhe si pasojë e pakos së ligjeve të administratës publike disa çështje kanë mbetur ende të pa definuara dhe pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese ne po punojmë që ato ligje që janë në fuqi t’i plotësojmë edhe me akte të tjera nënligjore në mënyrë që të definojmë çështjen e funksionimit të Administratës Publike në tërësi dhe çështjen e pranimit të punëtorëve të rinj”, ka deklaruar ai.

E ministri i Infrastrkuturës, Arban Abrashi dha një lajm të mirë për istogasit. Ai premtoi se shumë shpejt do të nisin dy projekte madhore infrastrkutorore.

“Diskutuam për çështje të projekteve të ndryshme infrastrukturore që përfshijnë edhe ndërhyrjen e brendshme të qytetit, por edhe disa fshatra. Por gjithsesi edhe projekte me afatgjate që e fuqizojnë Istogun në këtë pjesë të Kosovës, duke nxitur më shumë edhe zhvillimin ekonomik dhe punësimin. Dy projekte më madhore që i diskutuam sot që do të fillojnë shumë shpejt janë rruga që lidh Istogun me Bjeshkët e Moknës dhe kjo do të lidhë më afër bjeshkën me Istogun që do të ndikojë në zhvillimin ekonomik. Dhe projekti i dytë madhor do të jetë një lidhje më e shpejtë e Istogut me rrugën Pejë-Prishtinë dhe kyçje në autostrada”, u shpreh ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dekretuar Ligjin për Buxhetin…