Thaçi dekreton Ligjin për Buxhet, i hapet rrugë Pakos Emergjente

06 gusht 2020 | 13:49

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dekretuar Ligjin për Buxhetin dhe plotësim/ndryshimet e tij, të cilin e ka pranuar dje pasdite.

Ai ka deklaruar se e ka bërë dekretimin e menjëhershëm në mënyrë që sa më parë të ekzekutohen pagesat për qytetarët dhe të zbuten pasojat e pandemisë.

Postimi i plotë i Thaçit:

Sapo dekretova Ligjin për Buxhetin dhe plotësim/ndryshimet e tij, të cilin e kam pranuar dje pasdite. E bëra dekretimin e menjëhershëm që sa më parë të ekzekutohen pagesat për qytetarët tanë dhe të zbuten pasojat e pandemisë. Jam i vetëdijshëm për shqetësimet e ngritura nga përfaqësues të sektorëve të ndryshëm, por hyrja në fuqi e këtij ligji është domosdoshmëri urgjente për t’iu përgjigjur nevojave të qytetarëve. Ekzekutivi i vendit jam i bindur se do të gjejë hapësirë dhe mundësi për t’i trajtuar të gjitha shqetësimet e ngritura nga përfaqësuesit sektorialë. Por, prioritet dhe qëllim i përbashkët i të gjithë neve është lehtësimi i pasojave të pandemisë dhe menaxhimi sa më i mirë i kësaj situate. HTH

A.M /Epoka e re

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka apeluar që të bëhen…