KRU “Prishtina” bën thirrje për pagesën e faturave

06 gusht 2020 | 13:34

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka apeluar që të bëhen pagesa e faturave të rregullta mujore për shpenzimin e ujit.

“Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a., qëllimin kryesor e ka ofrimin e shërbimeve të furnizimit me ujë të pijshëm për të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit. Për të përmbushur këtë mision me sukses dhe për të ofruar furnizim stabil me ujë të pijshëm dhe cilësorë, sigurisht që kërkohet angazhim maksimal dhe ka kosto të lartë në trajtimin e ujit dhe mirëmbajtjen e rrjetit të ujësjellësit në vazhdimësi.

Në mënyrë që të ju ofrohet ky shërbim cilësor, kërkohet nga ju  që, të përmbushni obligimin tuaj ndaj pagesës së faturave të rregullta mujore për shpenzimin e ujit. Paguani faturat e ujit, mos lejo grumbullimin e  borxhit!”, thuhet në apelin e KRU “Prishtina”.

A.M/ Epoka e re

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka ftuar qytetarët…